Hoti: Fryma Rugoviane po kthehet me të madhe në Kosovë

Mustafa ka thënë se kjo është një atmosferë e fitores që nuk e kemi parë asnjëherë në Prizren

Gjatë një takimi me banorët e Arbanës së Prizrenit, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në mbrëmje se ka besimin e plotë se të dielën do të kemi një fitore të madhe në zgjedhje.

“Kam plot besim se këto zgjedhje do t’i përmbyllim me një fitore të madhe, të thellë dhe do të fillojmë menjëherë punën me qeverinë e re. Jemi bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, themeluesit e LDK-së, të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat më të mirë të këtij vendit për t’ia sjellë Kosovës fitoren e madhe”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se fryma Rugoviane po kthehet me të madhe në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kjo është një atmosferë e fitores që nuk e kemi parë asnjëherë në Prizren dhe gjithë Kosovën, para fitores së madhe që po na pret në zgjedhjet e së dielës.

Haxhi Avdyli, kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, ka thënë se kandidati ynë për kryeministër z. Hoti ka zgjedhur që orët e fundit të fushatës t’i ndajë me ne dhe kjo tregon për rëndësinë që ai i jep Prizrenit dhe gjithë Kosovës.

Ai ju ka bërë apel qytetarëve që të mobilizohen të gjithë, të dalim në zgjedhje dhe të votojmë kandidatët më të preferuar./21Media

 

Back to top button