Hoti: Jemi zotuar ta trefishojmë buxhetin

Sipas Hotit koalicioni i tyre ka program të qartë zhvillimin e shtetit

Kandidati i koalicionit, LDK-AKR-Alterantiva, Avdullah Hoti gjatë mbajtjes së fjalimit në kuadër të fushatës që është duke e mbajtur në kryeqytet tha se e ka nderin që është emëruar si kandidat për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa.

Hoti gjatë fjalimit kërkoi që askush të mos mashtrohet nga premtimet boshe, duke theksuar që koalicioni i tyre ka program të qartë për zhvillim ekonomik, punësim etj.

Hoti më tutje tha se janë zotuar që të trefishojnë buxhetin e shtetit dhe se do të përkujdesen për ndërtimin e një shteti funksional.

‘’Fitorja është e jona. Kjo nuk është fitore e e këtij koalicioni, por e nxënësve, e studentëve, e të rinjëve dhe të rejave, arsimtarëve etj’’, tha Hoti duke shtuar se mezi pret që të festojë në Podujevë, Prishtinë e në tërë Kosovën./21Media

Back to top button