Hoti jep ide si ta nxjerrin Kosovën nga “kurthi i Serbisë”
Tri pika kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë janë të mbyllura për qarkullim.
Përveç Jarinjës dhe Brnjakut që janë mbyllur para gati tri javëve, të martën në mbrëmje është mbyllur për qarkullim edhe pika kufitare në Merdarë.
Megjithkëtë, Hoti ka thënë se ekzistojnë disa veprime që e nxjerrin Kosovën nga kurtha e Serbisë.
1. Hiqni barrikadat në veri në bashkëpunim me KFOR-in. I keni lënë të zënë vend tepër gjatë.
2. Kërkoni me ngulm nga BE-ja dhe SHBA-ja të bëjnë presion tek Serbia të mos pengohen dhe të mos rrezikohen qytetarët tanë që kalojnë nëpër Serbi.
3. Ruajeni paqen fuqishëm. Tregoni gatishmëri për dialog dhe zgjidhje paqësore. Dëgjoni këshillat e miqve për veprimet që duhet ndërmarrë në kuadër të dialogut.
4. Mos përmendni luftë e konflikte. Luftën e kemi paguar shtrenjtë, por e kemi fituar me ndihmën e miqve. Rreziku është të humbim në paqe për shkak të humbjes së mbështetjes nga miqtë tanë./21Media