Tahiri për barrikadën afër Merdarës: Dëshmi se Vuçiq po përdorë skenare për përshkallëzim

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar për vendosjen e barrikadës për rreth 2 kilometra afër pikëkalimit kufitar në Merdarë në anën e Serbisë.
Tahiri thotë se kjo është dëshmi e radhës që presidenti serb, Aleksander Vuçiq po përdorë skenare të kalkuluara për pëshkallëzim të tensioneve.
“Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdarë, është edhe një dëshmi e radhës që Vuqiç, po përdorë skenarë të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës. Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.
Ai ka thënë se rruga duhet të lirohet urgjentisht që bashkatdhetarët të vijnë në shtëpitë e tyre./21Media

Back to top button