Hoti kërkon mbështetje nga deputetët
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ftuar të gjithë deputetët që nesër të jenë të gjithë në seancë dhe ta votojnë ligjin për buxhetin 2021.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook”, ka thënë se votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.
“Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka shkruar tutje ai.
Nesër në ora 11:00, është paraparë të mbahet seanca e Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës do të jetë projektligji për buxhetin./21Media