Hoti kërkon rritje të subvencioneve për buqit, çmimet janë rritur 21 për qind

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të rrisë subvencionet për bujqit.
Hoti ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21 për qind
“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Back to top button