Me këtë datë publikohet albumi i Dhurata Dorës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora ka sjell një sërë projektesh të suksesshme e hite të mëdha me miliona klikime gjatë karrierës së saj.
Për fansat e saj, Dhurata po sjell një album të ri, shkruan rtv21.tv
Ajo ka njoftuar se albumi i ri të titullohet “Dhurata”, i cili publikohet më 3 mars.
“Jam shume e lumtur dhe krenare qe ma n’fund lansimi i albumit tim “DHURATA” ka nje date 03.03.2023. Numrimi i diteve per dhuraten qe krejt ju e keni prite kaq gjate ja filloj, edhe une s’kom mujt me kon ma e lumtur se kaq. Behuni gati me hape kete kuti magjike. Ky album eshte nje dhurate per mu edhe per krejt mbeshtetesit e mi qe me kane shty me punu cdohere me shume e me shume. Jom shume falenderuese per te gjithe njerezit reth meje dhe shpresoj qe “DHURATA” ka me ju pelqy edhe ju qaq sa m’pelqen mu. 03.03. 2023 ruje daten per me hape dhuratën”, ka shkruar Dhurata./21Media
View this post on Instagram