Shënimi i 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Beograd, reagon Petkoviqi

(Lajm i përditësuar)

Drejtori i së ashtuquajturit Zyre për Kosovën, e ka quajtur “provokim të pastër” shënimin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Beograd të shënuar nga zyra ndërlidhëse e Kosovës.

“Ky është një provokim i pastër i Prishtinës! Sipas Marrëveshjes, nuk ka Zyrë Ndërlidhëse, por vetëm Zyrtar Ndërlidhës, zyra e të cilit ndodhet në ndërtesën e Delegacionit të BE-së. Ky takim u organizua në sallonin e një apartamenti privat të marrë me qira nga Zyrtari Ndërlidhës i Prishtinës dhe nuk mund të jetë zyrtar”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.
Festa në Beograd për Pavarësinë e Kosovës u cilësua si “provokim” e “skandal”
Organizimi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd ka çmendur mediumet serbe.
Të mërkurën në mbrëmje, deputeti  shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në rrjetet sociale publikoi fotografi nga organizimi i festës për të shënuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Beograd.
“Foto album nga shënimi i 15 vjetorit të Pavarësisë në Beograd. Kjo është hera e parë që nga hapja e Zyrës ndërlidhëse që shënohet Dita e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, shkroi ai.

Pas publikimt të këtyre fotografive menjëherë reaguan mediumet e Serbisë.

Festimi në Beograd për Pavarësinë e Kosovës u cilësua si “provokim” e “skandal”.
“Provokim i turpshëm në mes të Beogradit: Festohet pavarësia e shtetit të rremë të Kosovës”, është titulli i mediumeve “Informer” e “Alo”. “Provokim i hapur: Festohet pavarësia e Kosovës në mes të Beogradit”, titullohej artikulli i “Novostit”.
Disa mediume që e kanë cilësuar si skandaloze këtë festim, e kanë cekur se kjo po ndodh për herën e parë në Beograd. Skandaloze u cilësua edhe pjesëmarrja në këtë festë e Sonja Biserkos, presidentes së Komitetit serb të Helsinkit.

 

Back to top button