Hoti kërkon të raportojë në Kuvend për marrëveshjen e 4 shtatorit

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani t’i mundësohet që në njërën nga seancat e ardhshme, të raportojë në Kuvend për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë.

“Më 4 shtator 2020, në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, është arritur një Marrëveshje e rëndësishme për vendin tonë lidhur me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ky është hap shumë i rëndësishëm drejt marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke në mes të dy shteteve. Në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive të mia kushtetuese e ligjore, jam i gatshëm që në njërën nga seancat e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës të raportoj para deputetëve për marrëveshjen në fjalë, si dhe për procesin e dialogut në përgjithësi”, thuhet në letrën e Hotit drejtuar Osmanit./21Media

Back to top button