Xhaferi për Ditën e Pavarësisë: Të bashkuar mund të bëhemi anëtare të BE-së

 

Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka uruar Ditën e Pavarësisë – 8 Shtatorin dhe ka vlerësuar se vetëm të bashkuar vendi mund të vazhdojë kah sfidat dhe sukseset e reja siç janë anëtarësimi i plotfuqishëm në Bashkimit Evropian.

“Të bashkuar, u ballafaquam me shumë sfida dhe arritëm sukses historik, e realizuam idenë e përbërjes së parë parlamentare – anëtarësimin në NATO, kështu të bashkuar vazhdojmë kah sfidat dhe sukseset e reja – anëtarësimi i plotfuqishëm në BE dhe realizimi i vizionit të të gjithë qytetarëve në shtetin tonë – për ne, për gjeneratat e ardhshme. Qoftë me jetë të gjatë, e përparuar, ekonomikisht e fuqishme, evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut! Urime Dita e pavarësisë!”, shkruan në telegram urimin e Xhaferit./TV21

Back to top button