Kaloni te përmbajtja kryesore

Hoti: Kurti s’ka shpëtim nga drejtësia, po bën përdhosje të shtetit dhe i ka vënë njollë demokracisë

Avdullah Hoti i LDK-së ka reaguar ndaj refuzimit të kryeministrit Albin Kurti për t’u paraqitur në prokurori, duke e cilësuar këtë veprim si përdhosje të shtetit dhe institucioneve të Kosovës, të cilat janë ndërtuar me sakrifica dhe mbështetje të parezervë nga miqtë ndërkombëtarë.

Sipas Hotit, veprimet e Kurtit po i vënë njollë rendit kushtetues dhe demokracisë në Kosovë, që konsiderohet si shembull në rajon dhe më gjerë.

Ai theksoi se ky nuk është rasti i parë që Kurti e dëmton imazhin e shtetit, duke përmendur edhe veprime të tjera të tij, si përdorimi i gazit në Kuvend dhe protestat para shpalljes së Pavarësisë.

Hoti shtoi se barazia para ligjit është themel i demokracisë dhe nuk ka shpëtim nga drejtësia.

“Refuzimi i Kurtit për t’u paraqitur në prokurori është përdhosje e shtetit dhe institucioneve të Kosovës, të cilat janë ndërtuar me sakrifica të mëdha e me mbështetjen e parezervë të miqve. Me këto sjellje, Kurti po i vë njollë rendit kushtetues dhe demokracise në Kosovë, e cila merret si shembull në rajon dhe më gjerë. Sot, Kosova ka qenë në titujt e mediave ndërkombëtare për këtë sjellje të Kurtit. Por ky nuk e ka për herë të parë që i vë njolla shtetit të Kosovës. Njësoj ka ndodhur edhe kur gjuante gaz në Kuvend, apo kur protestonte disa ditë para shpalljes së pavarësisë. Barazia para ligjit është fundamenti i demokracisë. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka shpëtim askush nga drejtësia. Është vetëm çështje kohe”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button