Hoti: Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë

Deputeti i LDK-së, Avudllah Hoti ka kërkuar që sa më shpejt të largohet nga pushteti Qeveria aktuale.
Duke komentuar deklaratate Ministres së Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Hoti tha se me rezervat shtetërore është bërë pazar nga personat privat.

“Me rezervat shtetërore është bërë pazar nga persona privat (sipas deklarimit në media). Ndërkaq, Ministrja sot e ka hallin se zyrtarët policorë, të cilët sot i kanë konfiskuar materialet nga Ministria, nuk kanë certifikatë të sigurisë për qasje në dokumentacion për rezervat shtetërore.Ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë.”, shkroi Hoti në Facebook.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, lidhur me ngjarjet e fundit në ministrinë që ajo udhëhq akuzoi Policinë e Kosovës se në këtë ministri kërkesën për pranim-dorëzim të provave i ka bërë kundërligjshëm.

“Si ministre e MINT-it, pres që organet e hetimit të mos e cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë bëhet fjalë për rezerva shtetërore sepse gjatë hetimeve, dokumentet që janë marrë nga policia në MINT janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa Policia e Njësisë Hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete, pra kërkesa e policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, tha Hajdari./21Media

Back to top button