Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pranoi se janë bërë pagesa në avans për furnizim me mallra në rezervat shtetërore.

“Në shkurt, qeveria mori vendim që të rrisë buxhetin për rezerva shtetërore dhe mori vendim për përjashtim nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të rezervës shtetërore, sipas Ligjit për Rezerva Shtetërore”. “Nga kontratat për furnizim për blerjen e rezervave shtetërore, vetëm 3% e totalit të furnizimit kemi pasur vonesa, për të cilat vonesa, më 8 qershor 2023 është njoftuar Avokatura Shtetërore për inicim të procedurave gjyqësore”, tha Hajdari.

Hajdari deklaroi se nuk sheh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje nga posti i saj, pas ngjarjeve të fundit ku dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një biznesmen janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënie e ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

“Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, tha ajo, përcjell portali rtv21.tv

Ajo u shpreh se ndihet krenare për sic tha sigurimin e popullit të saj gjatë kohës në luftës në Ukrainë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, akuzoi Policinë e Kosovës se në këtë ministri kërkesën për pranim-dorëzim të provave i ka bërë kundërligjshëm.

“Si ministre e MINT-it, pres që organet e hetimit të mos e cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë bëhet fjalë për rezerva shtetërore sepse gjatë hetimeve, dokumentet që janë marrë nga policia në MINT janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa Policia e Njësisë Hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete, pra kërkesa e policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”, tha Hajdari/21Media

Back to top button