Hoti: Mësimdhënësit bënë punë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti sfidues

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot vizitoi Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, duke ua uruar Ditën e Mësuesit, ai falënderoi gjithë mësimdhënësit për punën e jashtëzakonshme që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues.

“Mënyra se si keni arritur ta organizoni mësimin me modalitetet e përgatitura nga Ministria e Arsimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Institutin, besoj se është bërë punë e jashtëzakonshme, në mënyrë që nxënësit të mos mbesin prapa me mësim”, tha kryeministri Hoti, duke shprehur keqardhje për të gjithë ata që si rezultat i kësaj pandemie nuk janë në mesin tonë.

Hoti, siç u bë e ditur në komunikatë, tha se gjatë kësaj periudhe janë munduar që të qëndrojnë afër mësimdhënësve duke mbështetur komunat, institucionet arsimore në organizimin e mësimit, edhe me këshilldhënie nga Ministria e Arsimit, por edhe me mjete të tjera.

Në këtë vizitë, kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj./21Media

Back to top button