Hoti: Në asnjë mënyrë me PDK-në
Ai tha se do të jetë i kujdesshëm që të mbrojë çdo metër katror të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ne debatin “Fol Hapur” të thirrur nga lëvizja FOL tha se në asnjë mënyrë nuk do të hynë në koalicion parazgjedhor me PDK’në. Sipas tij PDK duhet të shkoj në opozitë dhe do të shkoj në opozitë.
Ai foli edhe për çështjet me rendësi të mbetura pezull nga qeverisja e kaluar si liberalzimi i vizave, demarkacioni me Malizin e Zi dhe dialogu me Serbinë. Hoti u zotua se sa i përket kufirit me Malin e Zi e që është kusht për liberalizim të vizave, koalicioni LDK-AKR-Alterantiva do të jetë i kujdesshëm që të mbrohet çdo metër katror dhe çdo pëllëmbë e Kosovës.
Ai theksoi se sa i përket kësaj marrëveshje ky koliacion do të krijoj nje platformë në të cilën do të përfshihet të gjithë akterët politik, pozitë e opozitë për të zgjidhur këtë çështje. Ndërsa, sa i përket dialogut me Serbinë, Hoti tha se ky proces duhet të udhëhiqet nga kryeminsitri i vendit, të vendosen në tavolinë të gjitha temat me rëndësi për Kosovën, si dhe të caktohet një afat se kur do të përfundoj ky dialog.
Hoti po ashtu dha edhe një varg premtimesh sa i përket zhvillimit ekonomik, punësimit, zhvillimit të bujqësisë etj./21Media