1000 pacientë të diagnostifikuar me sklerozë multiple

Në Kosovë ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple

Në prani të profesionistëve shëndetësorë, mjekë, infermierë dhe pacientëve, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka shënuar 31 Majin, Ditën Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple.

Me këtë rast, u njoftua, se në Kosovë, ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa vetëm 100 prej tyre marrin terapi imunomodulatore mbështetëse nga ana e shtetit.

Profesionistë të kësaj fushe, Nexhmedin Shala, Afrim Blyta dhe specialistë të tjerë të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së Neurologëve, kërkuan nga vendimmarrësit të shikohet mundësia të ndihmohet kjo kategori e pacientëve për diagnostikim dhe rehablitim dhe trajtim sa më të mirë. Po ashtu, u kërkua mbështetje me terapi imunomodulator për të gjithë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në shënim të kësaj dite ishte i pranishëm edhe drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, zëvendësministri i Shëndetësisë në detyrë, Kadir Hyseini .

Shoqata e Neurologëve të Kosovës, nderoi me një mirënjohje drejtorin Gjocaj, për përkrahje të vazhdueshme për pacientët me sklerozë multiple./21Media

Back to top button