Hoti: Në mungesë të projekteve, Kurti po i promovon qeset- s’janë esenciale në aspektin ekonomik

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, arsim, shëndetësi, energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore.

“Është fundi i vitit 2023, që është viti i tretë i qeverisjes majtiste LVV-Guxo. Është koha kur do të duhej të promovoheshin projektet e kryera gjatë tri viteve në rrugë, në arsim e shëndetësi, në energjetikë e në ujitje të tokave bujqësore”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se kur këto projekte mungojnë, kryeministri Kurti promovon shpërndarjen e qeseve nëpër dyqane.

“E kur mungojnë këto projekte, atëherë vetë Kryeministri promovon shpërndarjen e qeseve plastike nëpër dyqane, sado e rëndësishme që është kjo për ambientin, por nuk është esencial në aspektin ekonomik dhe jetën e rënduar të qytetarëve”, ka thënë ai.

Hoti ka shkruar se në tri vjet qeverisje nuk ka pasur orientim zhvillimor.

Kryeministri Kurti bashkë me ministrin Aliu kanë dalë sot në disa dyqane në Prishtinë për të promovuar zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike.

Back to top button