Hoti: Organet e rendit të veprojnë në kapjen e autorëve, jeta e njeriut është e shenjtë

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i tronditur pas lajmit tragjik për sulmin ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vdekur tre persona.
“Ngjarje tragjike kjo që ndodhi në fshatin Gllogjan. Jeta e njeriut është e shenjtë. mNë këto momente të rënda bashkëndjejmë dhimbjen që sonte e kanë familjet e viktimave. Organet e rendit të veprojnë shpejt në kapjen e atyre që janë përgjegjës. Kosova nuk ka përjetuar kurrë ngjarje të tilla. Uroj të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar Hoti në Facebook./21Media

Back to top button