Abdixhiku: Të sjellin para ligjit autorin e këtij krimi monstruoz

I tronditur nga sulmi ndaj një autobusi në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një i plagosur, ka mbetur edhe Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan.

“I trishtuar e tronditur me aktin makabër sonte në Deçan. Është më shumë se krim! Në këto momente të rënda, jemi me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në Deçan. Ndajmë dhimbjen dhe lutjet me ta. Organet e rendit dhe drejtësisë të veprojnë shpejtë e në kapacitet të plotë. Të sjellin para ligjit e drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz, që sulmon një autobus të mbushur me nxënës e fëmijë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook./21Media 
Back to top button