Hoti para deputetëve: Ky nuk është dialog teknik, është dialog për marrëveshje finale

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para deputetëve ka folur për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e nënshkruara në Uashington.

Hoti ka thënë se Kosova nuk po dialogon në nivel teknik, por për njohje reciproke.

“Jemi në rrethana të reja, vlerësoj dhe jam i bindur që për herë të parë ne jemi protagonist për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke. Ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale, për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve”, ka thënë ndër të tjera Hoti./21Media

Back to top button