Kryeministri Avdullah Hoti u shpreh se qeveria është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem dhe të thellojë marrëdhëniet me Izraelin.

Kryeministri këto shkrime i bëri së fundmi, me ç’rast e falënderoi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahun, i cili shkroi se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën.

“Faleminderit z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, shkroi Hoti në Twitter.

“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë vendi i parë musliman që hap një ambasadë në Jerusalem. Serbia do të jetë vendi i parë që hap një ambasadë në Jeruzalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe.”, shkroi Benjamin Netanyahu në Twitter.

Lajmi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Jerusalemit u bë i ditur më 4 shtator, në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Kosova dhe Serbia, në prani të tij, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik./21Media