Haradinaj: Kosova hodhi hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington

 

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot u shpreh se Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington.

Sipas Haradinajt, me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.”, shkroi Haradinaj në facebook.

Ndryshe, lajmi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Jerusalemit u bë i ditur më 4 shtator, në Zyrën Ovale nga presidenti amerikan, Donald Trump, pasi Kosova dhe Serbia, në prani të tij, nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik./21Media

Back to top button