Organizoi dasmë, gjobë dhe arrestim për pronarin e lokalit

 

U arrestua një pronar i një lokali në Durrës, pasi organizoi dasmë.

52-vjeçari ishte ndëshkuar 2 herë nga e Policia e Durrësit më masë administrative dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Po ashtu, gjatë kontrollit pronari u konstatua duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe  me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.” – njoftoi policia.

Policia e Durrësit apeloi për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./oranews

Back to top button