Hoti reagon për dështimin e seancës, i hedh fajin Veselit

Sipas Hotit, është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur kërkojnë një e treta e deputetëve

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me anulimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës. Sipas Hotit, është obligim kushtetues që Kuvendi të mblidhet kur atë e kërkojnë një e treta e deputetëve. Hoti i hedh fajin Veselit, që sipas tij, ai e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar.

“Kryetari i Kuvendit e ka obligim të krijojë kushtet për mbajtje të seancës sipas kërkesës të 40 deputetëve. Ai e pamundësoi mbajtjen e seancës duke mos e hapur seancën në orën e kërkuar, si dhe duke mos e autorizuar asnjërin nga të pesë nënkryetarët e Kuvendit.”, ka shkruar Hoti.

Mbledhja e Kuvendit ishte paraparë të mbahej në orën 10:00 por edhe pas 3 oresh seanca në mungesë të deputeteëve nuk filloi.  Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti i shpalli të mbyllura punimet e Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga VV dhe LDK për draft marrëveshjen për dialogun me Serbinë.

Paraprakisht, LDK e VV përmes një konference për media adresuan kritika për mospjesëmarrjen e mazhorancës në këtë seancë./21Media

Back to top button