Hoti: Rikallo nuk është i rëndësishëm, Haradinaj e ka gjetur nje partner tjeter

Hoti thotë se Haradinaj e bëri këtë për ta mbajtur qeverinë edhe disa ditë

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti pas shkarkimit të ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka reaguar duke thënë se kryeministrit nuk i duhet më Rikalo.

Hoti përmendi kur qytetarët e Dardanisë kërkuan të shkarkohet Rikallo për dhunën ndaj shqiptarëve gjatë luftës. Por  siç thotë Hoti kryeministri, Ramush Haradinaj nuk e shkarkoi atë sepse sipas tij i rrezikohej Qeveria.

“Tash Rikallo nuk eshte i rendesishem, pasi Haradinaj e ka gjetur nje partner tjeter. Per te mbajtur qeverine edhe disa dite, ai e shkarkoje ate. Kjo eshte “politike” e “vendimeve te medha””, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush HAradinaj ka nënshkruar vendimin për lirimin nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalon. Kjo ishte një ndër kushtet e PSD-së për ta votuar buxhetin 2019./21Media

Back to top button