Sejdiu për shkarkimin e Rikalos: Dita e mirë shihet në mëngjes
Deputeti i PSD-së mirëpret shkarkimin e Rikalos
Pas vendimit të kryeministrit Haradinaj për ta liruar nga detyra Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka reaguar deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu.
Sejdiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “dita e mirë shihet në mëngjes”.
“Dita e mirë shihet në mëngjes! 1. Rikallo u shkarkua”, ka shkruar Sejdiu në rrjetin social Facebook.
Shkarkimi i Rikallos ishte një ndër pesë kushtet e PSD-së për votimin e Buxhetit 2019./21Media