Hoti shpreh ngushëllime për vdekjen e kryeprokurorit Ali Selimaj

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka ngushëlluar familjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të familjarit tuaj, kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj.
Vdekja e tij është humbje e madhe për ju dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë. Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të z. Selimaj”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij “Facebook”.

Kryeprokurori i Gjakovës, Ali Selimaj ka vdekur të dielen mbrëma pas një sëmundje të rëndë në Spitalin e Gjakovës. Ai ishte i sëmurë tash e një vit dhe ishte dërguar disa herë jashtë Kosovës për trajtim./21Media

Back to top button