Një muaj paraburgim për ish-ministrin Numan Baliq

 

Kirurgu në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Numan Baliq është arrestuar javën që lamë pas me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht nënën e një foshnjeje në repartin ortopedik.

Gjykata Themelore në Pejë sot ka njoftuar se i ka shqiptuar një muaj paraburgim ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq me arsyetimin se ky person ka kryer veprën penale “sulm seksual”.

“Me datë 12.08.2020, në Spitalin Përgjithshëm në Pejë, me dashje e në cilësi të profesionistit shëndetësor duke keqpërdor gjendjen shëndetësore të viktimës e cyt të njëjtën që ta prekë me qëllim seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që natën kritike e dëmtuara duke qenë nënë dhe shoqëruese e foshnjës së hospitalizuar, aty vjen i pandehuri në cilësi të mjekut kujdestar dhe e fton të dëmtuarën që të shkojë në zyrën e kujdestarisë për t’u konsultuar, e dëmtuara shkon pas tij dhe sapo afrohet tek dera e zyrës së kujdestarisë, i pandehuri e mbyll derën e zyrës, i afrohet dhe e prekë pa pëlqimin e saj por që viktima arrin të largohet dhe të kërkojë ndihmë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Pejës.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./21Media

Back to top button