Vetëvendosje: Serbia s’është e interesuar për normalizim

Lëvizja Vetëvendosje publikoi një videomezah përmes së cilit thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është i interesuar për normalizim të raporteve, pas sipas saj, ai s’e duron barazinë me Kosovën.

“ Më 28 shkurt në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër, Vuçiqi iku nga nënshkrimi ani pse thoshte se është dakord me marrëveshjen. Ai në vazhdimësi e shkeli marrëveshjen e Brukselit, për të cilën thoshte se është dakorduar. Për më pak se gjashtë muaj, as marrëveshjes që në mënyrë decidive thotë se palët do ta respektojnë pavarësinë, autonominë dhe integritetin territorial të njëra-tjetrës”, thuhet në videon e publikuar në Facebook, ku VV-ja shfaqi deklarimet e mëhershme të presidentit Vuçiq mbi marrëveshjen me Kosovën.

Vetëvendosje po astu thotë se është evidente që Serbia nuk do marrëveshje “sepse ajo nuk është e interesuar për normalizim me Republikën e Kosovës. Prandaj, ajo vazhdimisht ikën nga nënshkrimi.”/21Media

Back to top button