Hoti takon Escobar: Kosova e shqiptarët janë të bekuar për miqësinë me SHBA-në

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka takuar sot përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me të cilin ka diskutuar sfidat që po kalon Kosova në procesin e dialogut me Serbinë.
Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruar se bisedimet me diplomatin amerikan ishin të hapura dhe të sinqerta.
“Bashkëpunimi shumë i ngushtë me SHBA-të, është rruga e vetme që garanton epilog të mirë të secilit proces për Kosovën. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me miqësinë që kemi me SHBA-të”, ka shkruar ai
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?