Hoti: Tarifa shpie në getoizim, s’do ta lejojmë këtë

Hoti thotë se kjo i lë hapësirë Serbisë ta dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se tarifa shpie në getoizim dhe sipas tij, Qeveria e re nuk do ta lejojë getoizimin, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare.

“Angazhimi i Serbisë për defaktorizimin e subjektivitetit të Kosovës është sistematik, që tregon se ajo është kundër marrëveshjes për normalizim. Kjo nuk është gjë e re. I ri është konteksti politik në Kosovës, ku institucione e reja që kanë legjitimitet të plotë qytetarë tani marrin përsipër agjendën e dialogut dhe politikës së jashtme. Është e qartë se kjo agjendë e qeverisë së re mund të ketë sukses vetëm në koordinim SHBA dhe BE. Paralizimi eventual i institucioneve të reja të Kosovës karshi këtyre temave për shkak të kauzave pseudopolitike, siç është tarifa, na shpie në getoizim. Ne nuk do të lejojmë getoizimin e Kosovës, sepse kjo i lë hapësirë Serbisë të dëmtojë pozitën tonë ndërkombëtare.”, shkroi ai në Facebook.

Ditë më parë Hoti ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk rri në qeveri nëse taksa nuk hiqet pa kushte./21Media

Back to top button