Hoti: Tërësia territoriale e pa diskutueshme

 Kryeministrit Hoti raporton para ligjvënësve për dialogun .-Selimi: Kosova humbi me marrëveshjen e arritur ne Uashington.- Gashi: Nuk ka ndarje të Kosovës, nuk ka thika mbi harta .-Hoxhaj: Kryeministri Hoti hoqi dorë nga pika për njohje reciproke


Kryeministri Avdullah Hoti raportoi para deputetëve të Kuvendit  të Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.
Përsëriti zotimin se dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk është dialog teknik dhe se nuk do të diskutohet për asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kryeministri u përball me kritika të shumta të opozitës se me marrëveshjen e nënshkruar me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë po rrezikohet shtetësia e Kosovës.(E pergaditi-  Burim ZARIQI)./21Media

Back to top button