Hoti tha se Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti sot e ka quajtur historike vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Hoti u shpreh se me njohjen e sotme, Kosova e ka thyer bllokadën e njohjeve.

Anipse e quajti historike njohjen nga Izraeli, Hoti nuk ka dhënë detaje se kur pritet të vendoset ambasada e Kosovës në Jerusalem.

Kosova dhe Izraeli sot kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike mes vete. Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin për marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha. Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Izraeli është shteti i 117 që njeh pavarësinë e Kosovës./21Media

Back to top button