Zjarr në një banesë në kryeqytet, policia jep detaje

 

Sot rreth orës 15:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë në një ndërtesë ka ndodhur një incident zjarri. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar, derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.”, ka bërë të ditur tutje Ahmeti./21Media

Back to top button