Hoti uroi kryeministrin Zoran Zaev

 

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka uruar homologun e tij, Zoran Zaev dhe qytetarët e këtij vendi.

“Në këtë ditë kremteje, ne u gëzohemi sukseseve të Republikës së Maqedonisë në udhën e forcimit të institucioneve demokratike dhe të integrimit euroatlantik. Qeveria ime është e vendosur që t’i thellojë marrëdhëniet tona të shkëlqyeshme bilaterale, në të mirë të prosperitetit dhe të ardhmes së dy vendeve tona. Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të sinqerta për festën Tuaj, i nderuar Kryeministër, më lejoni t’ju shpreh ndjenjat e konsideratës sime më të lartë”, ka uruar Hoti homologun e tij maqedon, Zoran Zaevin./21Media

Back to top button