Agim Veliu i kundëpërgjigjet Vjosa Osmanit

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryekuvendares Vjosa Osmani, e cila dje e quajti kryeministrin Avdullah Hoti ‘arrogant’. Dje Osmani deklaroi se i ka ndarë rrugët me LDK-në dhe se bashkëpunimin me VV-në do ta konkretizojë më vonë.

Veliu u shpreh se në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak.

“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak. Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!”, shkroi Veliu në Facebook.

Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak!
Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera!

Posted by Agim Veliu on Tuesday, September 8, 2020

Kjo deklaratë e Osmanit erdhi pasi Hoti tha se kryetarja e Kuvendit gjithmonë e ka pasur gabim. Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të tij se Osmani gjithmonë e ka pasur gabim, kryeparlamentarja tha se shefi i ekzekutivit nuk e di se çfarë flet./21Media

Back to top button