Prej Kosovës tentoi të dërgojë mbi 500kg marihuanë në Turqi

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka kumtuar informacionet nga aksioni anti-drogë, që u realizua mbrëmë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski ka njoftuar se janë konfiskuar mbi 500 kilogram marihuanë, të cilat janë transportuar nga Kosova me destinacion përfundimtar Turqinë.

“Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz ka ndaluar kanal ndërkombëtar për transport të marihuanës nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut për Greqi dhe Turqi, dhe deri tani janë konfiskuar 424 kilogram marihuanë, dhe nga liria është privuar një person. Marihuana e konfiskuar për në Turqi, vlerësohet se kap vlerën mbi milion euro”, tha Angellovski, transmeton TV21.
Transporti është realizuar nga shkupjani, 47-vjeçar me iniciale D.N.

“Është vërtetuar se D.N. për të arritur pasuri ka dalë në Kosovë, me qëllim që të organizojë dhe realizojë transport të marihuanës, nga Kosova nëpërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë me destinacion përfundimtar Turqinë”, sqaron më tej Angellovski.

Kontrolli policor u realizua dje, në ora 21:30 në vendkalimin kufitar në Bogorodicë, siç sqaron Angellovski pas një plani të përgatitur paraprakisht.

“Pas bastisjes së automjetit janë gjetur dhe marrë 519 pako me marihuanë, dhe janë marrë edhe celulari me kartelë SIM, dy patentë të shoferit, çelësa dhe dokumente. Gjatë ditës vazhdon bastisja edhe te pjesa tjetër e automjetit, për shkak se bëhet fjalë për sasi të madhe të mallit, ndërkaq D.N. gjatë ditës do të dalë para gjykatësit”, tha më tej Angellovski.

Njoftojnë, se MPB-ja gjatë ditës deri te Prokuroria do të parashtrojë kallëzim penal për 47-vjeçarin me iniciale D.N. nga Shkupi./TV2

Back to top button