Hoti: Do të fitojmë si në kohën e Rugovës

Deda tha se janë bërë bashkë me i kry 18 vuajtje

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, nga Dragashi u shpreh i bindur se më 11 qershor ky koalicion do të korr fitore si në kohën e Rugovës.

Duke e vënë theksin tek siç tha djathi i Opojes, premtoi se me këtë brend do të njihet Kosova edhe jashtë saj.  “Program për zhvillim ekonomik punësim, që adreson nevojat e bujqve të rinjve… Djathin e sharrit përmendi në vazhdimësi edhe presidenti Rugova, djathi dhe blegtori në këtë vend ka me qenë brend në Kosovë, Evropë dhe gjithandej në botë. Kemi plan për penisonistët, bujqit, këto bjeshkë kanë me u mbushë me bagëti dhe jo vetëm. Pres që me fillu qeverinë prej liberaliziimit të vizave”, tha Hoti.

Ndërsa, kreu i LDK-së Mustafa i bindur në fitore kërkoi mbështetjen e qytetarëve të Dragashit. “Ne do të fitojmë, me gjithë këtë njeri ne do të fitojmë koalicion do të fitojë këto zgjedhje dhe ne do ta themelojmë qeverinë, jam shumë i bindur se qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e vetëm këtij koaliconi”, tha Mustafa.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se Hoti asnjëherë nuk do të abuzojë me të mirat e Kosovës siç kanë bërë tjerët.. “Çka ka thanë Ibrahim Rugova, kapu me të fortin, nuk vjedh nuk zhvat, e të ligt i bojnë këto…”, tha ai.

Përfaqësuesi i Alternativës, Ilir Deda foli shkurtazi. “Shkurt e shqip: jemi bo bashkë mi kry qito 18 vjet vuajtje, ose na ose ata…”, tha Deda.

Ndërsa, Sylejman Qerkezi nga Lëvizja për Drejtësi tha se ka besim se Opoja do të mbështes fuqishëm këtë koalicion drejt fitores./21Media

Back to top button