Hotin nuk e ndal Covid-19, do të punojë nga shtëpia

 

Pavarësisht se kryeministri Avdullah Hoti është prekur nga Covid-19, kjo nuk do të ndikojë në agjendën punës së tij.

Kështu u bë e ditur nga një komunikatë për media e Zyrës së Kryeministrit.

Sipas njoftimit Hoti do ta vazhdojë punën nga shtëpia dhe i gjithë stafi i zyrës do t’u përmbahet protokollove të sugjeruara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike./21Media

Back to top button