Kryetari i PDK-së Kadri Veseli i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti nga Covid-19 a po ashtu edhe gjithë të prekurve nga kjo sëmundje

“Shërim të shpejtë për Kryeministrin Avdullah Hoti. Uroj që ai dhe qindra qytetarë të Kosovës ta kalojnë sa më lehtë përballjen me Covid-19. Po ashtu, i lus të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes për veten dhe të tjerët, t’i bartin maskat dhe ta mbajnë distancën e higjienën.”, ka shkruar Veseli në Facebook.

E të njëjtën gjë për Hotin e ka uruar edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.  Ai po  po ashtu u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rekomandimet.

Ndërsa ka thënë se duhet të ndërmerren veprime edhe për rimëkëmbjen ekonomike.

“Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme.
Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës.”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mbrëmë ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus, Ai po qëndron i izoluar në shtëpi dhe ka bërë të ditur se punët e tij si kryeministër do i kryej nga shtëpia./21Media