Hovenier dënon sulmet ndaj EULEX-it dhe Policisë së Kosovës

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka dënuar fuqishëm sulmin me shok-bomba ndaj patrullës së EULEX-it në Rudar.
Ambasadori amerikan ka thënë se “sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtarë të sigurisë janë të papranueshme”.
Tutje, Hovenier ka bërë thirrje që përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
“SHBA-të i bashkohen EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar Hovenier.

Back to top button