Situata në veri, Kurti: Republikën e Kosovës do ta mbrojmë me forcë e vendosmëri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se “në bashkëpunim me KFOR-in po punojnë për situatën në veri të vendit”.
“Me zgjidhjen e çështjes së targave dhe vonesën e zgjedhjeve, bandave kriminale në veri të Kosovës u mungon edhe preteksti më i dobët për barrikada dhe sulme të dhunshme ndaj Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me @NATO_KFOR ne po punojmë për të adresuar situatën shpejt dhe në mënyrë paqësore”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kurti ka thënë se “nuk kërkojmë konflikt, por dialog e paqe”. Ai shton se Republika e Kosovës do të mbrohet me forcë e vendosmëri.
“Presidenti dhe kryeministri i Serbisë kanë kërcënuar edhe me agresion ushtarak, duke kërkuar që ushtria serbe të kthehet në territorin tonë. Ne nuk kërkojmë konflikt, por dialog dhe paqe. Por më lejoni të jem i qartë: Republika e Kosovës do të mbrohet – me forcë dhe vendosmëri”, ka shkruar Kurti./21Media

Back to top button