Tre të vdekur, mbi 12 të zhdukur pas shpërthimit në Jersey

Tre persona kanë humbur jetën e 12 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur pas një shpërthimi në një bllok banesash në Jersey.
“Me trishtim po konfirmoj se operacioni i kërkim-shpëtimit është zhvendosur në një operacion rikuperimi. Vendimi është marrë pas një vlerësimi të detajuar dhe pas përdorimit të njësive të specializuara K9. Strategjitë e identifikimit të viktimave të fatkeqësive janë të vendosura dhe oficerët e specializuar po vëzhgojnë vendin e ngjarjes me shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulancës dhe këshilltarët taktikë nga kërkimi dhe shpëtimi urban”, tha të dielën në mëngjes, Robin Smith, shefi i policisë në Jersey.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të së shtunës, më pak se tetë orë pasi zjarrfikësit ishin thirrur në vend nga banorët.
Dy persona të cilët ndodheshin në spital të shtunën kanë dalë nga spitali, ndërsa një tjetër po vazhdon të marrë trajtim./21Media

Back to top button