Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin

(Lajm i përditësuar)

Ambasadori SHBA-së në Kosovë tha se SHBA mbështet përpjekjet për avancimine Kosovës në një shtet sovran demokratik. Ai po ashtu siguroi se nuk kthehen prapa nga vendimi i vitit 2008 kur Kosova është shpallur shtet i pavarur.

“Disa nga zyrtarët tanë më të mire, diplomatë, profesionistë të sigurisë, kanë investuar në këtë. Po e përfshij edhe veten time në këtë, dhe jam krenar që kam qenë në gjendje të mbështes popullin e Kosovës në këtë trajektore. Kështu që ideja se disi statusi i Kosovës është ende në pikëpyetje, apo se Kosova mund të mos jetë më një vend i pavarur dhe sovran, nuk ekziston. Ne vendimin për këtë e kemi marrë në vitin 2008, dhe nuk kthehemi prapa… Tashmë është ndikuar cilësia e partneritetit tonë, por, shpresoj që së shpejti të arrijmë në një vend tjetër, dhe të mund t’i rikthehemi punës së bashku në një mënyrë më konstruktive dhe positive, ashtu që të shohim avancimin e trajektores tuaj të në mënyrë më efektive dhe më të shpejtë.”, tha Hovenier përcjell portali rtv21.tv


Hovenier: Jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier tha se SHBA janë të pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjfaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore.”, tha ai , përcjell portali rtv21.tv

Më tej shtoi zbatimi i Rregullorës së BQK-së ka ndikuar në uljen e cilësisë së  partneritetit .

Ne nuk po e bëjmë këtë, për të mbrojtur dinarin, ne po e bëjmë këtë sepse është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë, sepse ne nuk jemi vetëm. Dhe e gjitha ka të bëjë me atë që qeveria e Kosovës të veproj në në përputhje me zotimet që ka marrë, për të siguruar që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë, si komunitetin serb në Kosovë, të mund të jetojnë në kushte dinjiteti, dhe sigurie. Ne besojmë se mënyra se si po zbatohet kjo rregullore nuk po e bën mjaftueshëm këtë gjë dhe se po dëmton kategoritë e cenueshme. Kjo, besojmë se kjo po shkakton shqetësim të panevojshëm te ky komunitet. Pra, ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tone, dhe nuk mund të them më shumë për momentin, përveçse ne se nuk duam të jetë kështu. Por besojmë se arsyeja e uljes së cilësisë së partneritetit tonë, arsyeja pse nuk mund t’ju them se partneriteti është i fortë dhe pozitiv, është për shkak të kësaj zgjedhjeje dhe për shkak të mungesës së reagimit të mjaftueshëm të qeverisë ndaj shqetësimeve që ne kemi ngritur”, tha ai.


Hovenier: Kosova do të përfitonte shumë nëse zbaton zotimet e Marrëveshjes Bazike

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier i ka bërë thirrje Kosovës që të zbatojë zotimet e Marrëveshjes Bazike pavarësisht se se çfarë bën Serbia.

“Kosova do të përfitonte shumë nëse lëviz përpara me impelementimin e plotë të zotimeve në të cilat ka hyrë me Marrëveshjen Bazike dhe Aneksin e Implementimit, pavarësisht se çfarë bën Serbia. E dimë se Serbia ka obligime për t’i përmbushur nga të cilat përfiton Kosova, por të gjitha këto gjëra që duam t’i shohim për Kosovën, lëvizjen drejt NATO’s, drejt BE-së, anëtarësimin në Këshill të Evropës, avancimi në këtë trajektore është i lehtë nëse i përgjigjet zotimeve në të cilat ka hyrë: siç janë  themelimi i Asociacionit ose së paku dërgimi i draft statutit që e kemi propozuar në Gjykatë Kushtetuese,  e që besojmë se i respekton vijat e kuqe , pa kompetenca ekzekutive, pa ndryshim të Kushtetutës së Kosovës , pa Republika Srpska. Pra, të dërgohet tani në Gjykatë Kushtetuese, në mënyrë që Gjykata ta thotë se a është në pajtim me kushtetutën” ka thënë Hovenier., përcjell portali rtv21.tv

 

Hovenier këshillon Kosovën ta çojë draftin për Asociacionin sa më shpejt në Kushtetuese

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ka këshilluar Qeverinë e Kosovës që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar prej Perëndimit për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë substanciale. Do të ekzistojë një përgjigje nëse [dokumenti] është kushtetues apo jo, do të dihet a ka kompetenca ekzekutive apo jo, dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim. Diçka e tillë do të krijojë një dinamikë ndryshe dhe do të reflektojë përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur obligimet që ka”.

Hovenier i ka bërë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë i kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin palët e kanë pranuar në parim.

Megjithatë, ende nuk është bërë ndonjë hap drejt themelimit të tij.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Hovenier: Duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së BQK-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të enjten se duhet të dialogohet mënyra e zbatimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që e përcakton euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme.

Hovenier i ka bërë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë në ndërtesën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ai ka thënë se dialogu mund të mos jetë vendi më i përshtatshëm për të diskutuar çështjet e brendshme të Kosovës, por që tema e dinarit duhet të negociohet, pasi Kosova ka dhënë zotim për t’i mbrojtur komunitetet pakicë.

Hovenier ka insistuar që Shtetet e Bashkuara nuk janë duke e sfiduar përgjegjësinë dhe autoritetin e Bankës Qendrore të Kosovës dhe as nuk po e mbrojnë dinarin, por janë të shqetësuara për mënyrën e zbatimit të rregullores së BQK-së.

“Ka ndikim të drejtpërdrejtë te individët që janë më të cenueshëm”, ka thënë Hovenier duke e marrë shembullin e ndonjë të moshuari 70-vjeçar që është mësuar që të shkojë në një zyrë për të marrë pensionin.

Mes tjerash, Hovenier ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë veto për mënyrën e ofrimit të ndihmës, por duhet të diskutohet kjo çështje.

Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) – e cila ka hyrë në fuqi më 1 shkurt të këtij viti – e përcakton euron si valutën e vetme për kryerje të pagesave me para të gatshme në Kosovë.

Kjo rregullore i ka prekur komunat me shumicë serbe në Kosovë, pasi në to përdoret edhe dinari serb.

Shteti i Serbisë deklaron se ndan miliona euro për serbët në Kosovë dhe ua paguan atyre rrogat, pensionet dhe ndihmat shtesë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Kosovës që të pezullojë vendimin për dinarin serb dhe që bisedimet për rregulloren e BQK-së në Bruksel “të vazhdojnë me urgjencë”, raporton rel

Më 27 shkurt, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian për këtë çështje, por zyrtarët evropianë kanë thënë se “takimet shtesë do të jenë të nevojshme”.

Kushtetuta e Kosovës përcakton që duhet të ekzistojë vetëm një valutë për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Kosova nuk është pjesë e Eurozonës – të cilën e përbëjnë 20 vende anëtare të Bashkimit Evropian – por e ka euron si valutë kryesore prej vitit 2002.

Disa serbë në Kosovë kanë treguar se nuk po mund të marrin të ardhurat prej Serbisë në dinarë, në mungesë të kësaj valute.

Dogana e Kosovës e ka ndaluar dy herë këtë vit hyrjen e dinarëve në Kosovë, me arsyetimin se diçka e tillë nuk është autorizuar prej BQK-së, institucionit të vetëm që mund të bëjë importimin dhe eksportimin e valutave.

‘Huti’ për idenë e një konference ndërkombëtare

Hovenier është shprehur i hutuar nga pyetja nëse ekziston mundësia e organizimit të një konference ndërkombëtare për marrëveshjes me Kosovës dhe Serbisë, raporton rel

“Ne e kemi një marrëveshje të mirë, të arritur pothuajse një vit më parë”, ka thënë Hovenier, si referencë për pajtueshmërinë e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë, për zbatim të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ai ka rikujtuar që si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë marrëveshjen si të obligueshme për të dyja palët, dhe krejt çfarë duhet tani është gatishmëria për të punuar në zbatimin e saj.

“Por, ne jemi të zhgënjyer që nuk është duke ndodhur diçka e tillë”.

Në mesin e kërkesave kryesore për Kosovën, ai e ka përmendur formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Back to top button