Hovenier: Mësova dhe u frymëzova nga Ahtisaari

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar lart kontributin për paqe të ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, i cili vdiq sot në moshën 86-vjeçar.

Hovenier ishte pjesë e ekipit të udhëhequr nga Ahtisaari.

Diplomati amerikan thotë se kishte mësuar dhe ishte frymëzuar nga ish-presidenti finlandez.

“Ai ia kushtoi jetën paqes dhe drejtësisë dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, tha Hovenier.

Hovenier kishte qenë pjesë e ekipit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të udhëhequr nga i dërguari special Martti Ahtisaari.

Ai ishte përgjegjës për negociatat e statusit të vendit që do të bëhej shtet në vitin 2008, mbi bazën e planit të hartuar prej tij.

Ahtisaari në vitin 2008 mori çmimin Nobel për paqe.

Back to top button