Vdiq një person pasi u godit nga treni në Klinë

Një person ka vdekur mëngjesin e së enjten në Klinë pasi që është goditur nga treni.

Policia njofton se menjëherë ka dalë në vendngjarje, fillimisht ёshtё dyshuar për aksident trafiku, mirëpo pas ekzaminimeve nga hetuesit Policor, kemi kuptuar se kemi tё bëjmë me incident.

“Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button