Hovenier për përgjimet: Politikanët në parlament kanë komunikim me të gjitha palët, por Radojiçiq është në listë të zezë të SHBA-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se e ka të vështirë të thotë se janë afër arritjes së një zgjidhje për situatën në veri, përkundër takimit të djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Megjithatë ai tha se deeskalimi i situatës në veri duhet të ndodh sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Pejë, ambasadori amerikan para gazetarëve theksoi nevojën edhe të zbatimit të plotë të marrëveshjes bazë.
Ndërkaq, shtoi se SHBA nuk mund të thonë më shumë se çka ka thënë KFOR-i për rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës.
Ai është pyetur nga gazetarët edhe rreth publikimit të disa përgjimeve ku e përfshirë është shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavko Simiq i Listës Serbe, ndërsa përmendet edhe Milan Radojiçiq.
“Nuk mund të flas shumë për këtë, liderët politikë në Parlament kanë komunikim me të gjithë palët. Por Radojiçiq ju e dini se është në listë të zezë të SHBA-së”, tha ai.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?