Hovenier reagoi për marrëveshjen: Mezi presim të shohim rezultate domethënëse
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier është shprehur i lumtur për marrëveshjen e Kosovës me MCC-në.
Ai e ka quajtur këtë si hap që thellon partneritetin e përbashkët të të dyja vendeve.
”Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga ky kompakt në muajt dhe vjetët e ardhshme”, ka shkruar Hovenier në Twitter, duke shpërndarë edhe postimin e drejtoreshës së MCC-së, Alice Albright.
Kosova e ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë 236 milionë eurosh për transformimin e sektorit të energjisë, prej tyre 202 milionë do të jenë financim i MCC./21Media
Happy to see Kosovo and the U.S. take this next step which deepens our joint partnership. Looking forward to seeing significant results from this @MCCgov Compact in the coming months and years! https://t.co/4U2TAxS2Ty
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 28, 2022