Orari i garuesve të Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian

Komiteti Olimpik i Kosovës publikoi orarin e garuesve tanë për ditën e sotme në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) – Banska Bystrica 2022.
Garuesit tanë të badmintonit, Baton Haxhiu dhe Fijona Mustafa do të garojnë në orën 14:00. Ndërsa çiklisti Omer Azemi garën e ka në orën 16:00.
Ndërkaq, të premten në orën 09:30 do të garojë notarja Hana Bejiqi, në disiplinën 50 metra krol./21Media

Back to top button