Hovenier rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së ndaj BE-së si ndërmjetësuese e dialogut

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Në samitin e Paqes dhe Demoracisë(KDPS), Hovenier tha se vetëm normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi i sjell dy vendet më pranë institucioneve trans-atlantike.

Ai nënvizoi edhe mbështetjen që e ka ShBA ndaj Bashkimit Evropian si ndërmjetësues të dialogut.

“SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë [të BE-së, Josep] Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike”, tha Hovenier.

Back to top button